.

U gjet e mbytur në det, familjarët identifikojnë të moshuarën

 

Policia e Durrësit deklaron se ka identifikuar të moshuarën që u gjet e mbytur në det në lagjen 13 në qytetin bregdetar. Mësohet se identifikimi është bërë nga familjarët e saj, të cilët janë njoftuar nëpërmjet medias pas njoftimit të dhënë nga Policia.

Trupi i pa jetë i përket shtetases H.T., 81 vjeçe, banuese në lagjen Nr.17 /1 Durrës, e cila vuante nga skleroza dhe ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon mediat për bashkëpunimin./bw