.

Tragjike në Vlorë/Familjarët sjellin të vdekur në spital 11 vjeçaren.Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një vajzë vetëm 11 vjeçe është dërguar e pajetë në spitalin e qytetit.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë sjellë vajzën, e cila kishe ndërruar jetë.Dyshohet se ajo ka varur veten në banesë.

Ende nuk ka shume detaje dhe mjekët janë të rezervuar në dhënien e përgjigjeve, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes së vogëlushes.