.

Sampaoli thyen heshtjen: Ja problemet e Mesit te kombëtarja

 

Botërori i Argjentinës në Rusi, ishte një kompetcion që tifozët duan ta harrojnë dhe mos ta kujtojnë më. Një skuadër pa fantazi dhe e mbështetur totalisht te Mesi, zhgënjeu dhe tifozin më optimist të saj.

Në një konferencë të organizuar nga Federata Braziliane e Futbollit, Horhe Sampaoli, një nga fajtorët kryesorë të këtij dështimi të kombëtares, foli për Mesin dhe ngërçin e tij tek Argjentina.
“Pata fatin e madh të stërvis lojtarin më të mirë në botë. Nuk e di nëse ai është më i miri në histori, por tani ka më shumë se 600 gola në Europë dhe nuk i njeh rekordet. Megjithatë, ndryshe nga pjesa tjetër e botës, në Argjentinë është kritikuar shumë. Ai është një qenie njerëzore. Argjentinasit përpiqen të kënaqen nga Mesi, ndërsa në Barcelonë e kënaqin atë”, ka thënë Sampaoli.

Ndërkaq ai është shprehur: “Mesi vuan shumë nga ajo që ka kaluar në kombëtare, vuan shumë nga realiteti. Ai nuk mund t’i tregojë botës gjithçka që është kur luan për kombin e vet. Ndërkohë shoqëria argjentinase gëzohet për shkatërrimin e gjërave shumë më tepër se në raste që ka suksese”.