.

Revista ‘People’ shpall gruan më të bukur për vitin 2019, ja cila është(Emri)

Ashtu si çdo vit, revista “People” publikon emrin e “Gruas më të bukur” dhe në krye të listës për 2019-n është: Jennifer Garner.
Aktorja është cilësuar si mbretëresha e bukurisë, por për arsye që janë më të thella sesa pamja. Vetë 47-vjeçarja pranon se ajo jo gjithmonë e shikon veten si një grua tërheqëse.
“Nuk isha ndonjë nga vajzat e bukura që ndihesha e sigurt dhe nuk e shikoja veten aspak tërheqëse. Nuk ishte pjesë e jetës sime. Por u ndjeva mirë me veten më pas. Ky ishte truku! Paraqitja nuk ishte ndonjë gjë me rëndësi në familjen time. Prindërit e mi nuk më kanë thënë ndonjëherë ‘Je e bukur’ dhe unë thjesht nuk mendoja për këtë”, shprehet aktorja.
Kujtojmë se Pink u kurorëzua “Gruaja më e bukur” nga “People” në 2018-n dhe Julia Roberts në 2017-n.