.

“Ndihem e pasigurt dhe e vuaj shumë”/ Rrëfehet Selena Gomez

 

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez, e cila u shkëput për një farë kohe nga angazhimet e saj profesionale për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, duket se është rikthyer. Në një intervistë për ‘Elle’, 26-vjeçarja ka rrëfyer se ndonëse ndihet më mirë emocionalisht dhe psikologjikisht, ndonjëherë ende ndihet e pasigurt.

“Nganjëherë jam shumë e pasigurt, e vuaj shumë kur nuk vishem rehat. Njerëzit duhet të ndihen rehat me veten. Asistentja ime vishet gjithmonë sport dhe ajo e dashuron atë stil, ndihet vetja. Ajo më ka frymëzuar shumë”– tha ajo, teksa shtoi më tej se misioni i saj tani e tutje do të jetë të inkurajojë gratë ta njohin forcën, identitetin dhe shpirtin e tyre në gjithçka.

“Unë nuk do të isha në gjendje të bëja asgjë nëse nuk do të ishte për njerëzit që më mbështetën dhe kjo tingëllon si një klishe, por është e vërtetë. Kam dashur të jem një shembull i mirë për të gjithë, përballem me momente shumë të vështira gjithë kohën, por të jem e sinqertë po përpiqem shumë të jem më e mira për veten dhe të tjerët që më kanë si shembull”– përfundoi Selena.