.

“Marrëveshja e opozitës fatalitet politik” Rudina Hajdari:Uluni ne tryeze per te gjetur zgjidhjen e shumepritur

Deputetja Rudina Hajdari, thotë se partitë politike duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale.
Në një postim në Twitter, Hajdari shkruan se shikon si fatalitet vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, e shikoj si një fatalitet politik. Nga ana tjetër, indiferencën e qeverisë për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtë për drejtë të kësaj gjendjeje. Sa nuk është vonë të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur”, shkruan zonja Hajdari.