.

Kërkon 1 miliard dollarë nga Apple. U arrestua për vjedhje në dyqanet e kompanisë, por..

 

Një student nga Nju Jorku ka paditur gjigantin e teknologjisë Apple, duke kërkuar 1 miliard dollarë, me pretendimin se softueri i njohjes së fytyrës, gabimisht e lidhi atë me një sërë vjedhjesh në dyqanet e kompanisë.Ousmane Bah, 18 vjeç, pretendon se dikush përdori një ID të vjedhur duke pretenduar se ishin ata, pasi u kapën duke vjedhur mallra me vlerën e 1200 dollarëve në një dyqan të Apple në Boston më 31 maj 2018, sipas dokumenteve të paraqitura të hënën në gjykatën federale të Manhatanit.

Bah po merrte pjesë në një eveniment në Manhatan, ditën e një prej vjedhjeve në Boston, sipas dokumenteve të gjykatës.

Në padi thuhet gjithashtu se Bah ishte implikuar në mënyrë të rreme në vjedhje. I riu u arrestua nga departamenti i Policisë së Nju Jorkut më 29 nëntor, por një agjent që vështroi kamerat e sigurisë, arriti në përfundimin se personi që kishte kryer vjedhjen nuk ishte ai.

Ankesa tha se Bah, një student kolegji, ishte “i detyruar t’i përgjigjej disa pretendimeve të rreme”, të cilat e çojnë në “stres dhe vështirësi të rënda”.

“Ai ka përjetuar ankth të vazhdueshëm dhe frikë se në çdo moment do të arrestohej sërish për një krim që nuk e ka kryer”, thuhet në padi.

Akuzat kundër Bahut janë përhapur në çdo shtet, përveç Nju Xhersit, ku rasti është ende në pritje.