.

Bëhuni gati! Hueyda El Saied nuk paska hequr dorë nga pasioni i saj dhe sapo zbuloi projektin e saj të ri

Hueyda El Saied jeton mes Luksemburgut dhe Parisit bashkë me djalin dhe partnerin e saj. Dhe tashmë ajo zbulon se do të hapë një ekspozitë të re me pikturat e saj më të fundit.

“Pikturat e ekspozitës sime më të fundit”, shkruan El Saied në postimin e fundit në profilin e Instagramit.
Piktura ka formën e një zemre, ndërsa stili i ngjyrave që ka përdorur është kaq i veçantë.

44-vjeçarja ka treguar shpesh se nuk ka hequr dorë nga pasioni i saj për pikturat, pavarësisht se punon në bankë.
Në një postim në shkurt, Hueyda shkruante: “Kur mami i Gabrielit, lë mënjanë për disa orë punën në bankë për të instaluar pikturat e ekspozitës së 6-të personale”.