.

Video/ Të hënën në Open, nga krijimi I Partisë së Astrit Patozit, tek deklaratat e Bujar Nishanit

Emisioni “Open” në Top Channel u fokusua të hënën në zhvillimet e fundit politike në kampin e djethtë dhe kryesisht krijimin e partisë më të re, Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi. Në një lidhje direkte me “Open”  Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi   se themelimi i partisë së re nuk është një zhvillim real, por i stisur.

“Ne jemi vend i lirë dhe kushdo mund të përfshihet në politike, por këtu çështja është gjetkë. Edi Rama ka 20 vite në pushtet dhe nuk ka ofruar asnjë shërbim e kontribut publik”, tha ai.

Nishani e quajti Astrit Patozin një figurë që ka dhënë shumë për Partinë Demokratike, kontribut për të cilin – siç u shpreh, – meriton respekt, por nëse ka ardhur momenti që ai nuk e gjen më veten brenda PD-së dhe kërkon të shkojë diku tjetër apo të themelojë një parti të re, “kjo mbetet diçka në të drejtën e tij, si dhe të gjithsecilit pjesë e politikës”.

Ndërkohë, teksa kishe përballë ish-presidentin Bujar Nishani, gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh se ai kishte informacione se LSI do të rregjistrohet dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
‘Kam informacion se LSI do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit’, tha gazetari, ndërkohë që Nishani nguroi të fliste, duke thënë se nuk mund të shprehej në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por se asnjë nga partitë reale opozitare nuk do regjistrohen në zgjedhje.

Duke folur për krizën politike, Ish presidenti Bujar Nishani tha se PD nuk e pranon Edi Ramën si kryeministër.
Ai shtoi se nuk ka kontestime që ai të vazhdojë postin e tij si kryetar i PS. “Ne duam që Rama të lërë postin e kryeministrit, pastaj le të vazhdojë të jetë kryetar i PS dhe i Rilindjes sa të dojë”, tha ai.

Emisioni i plote i se henes: