.

Tregtarët protestojnë para bashkisë në Korçë.Ja shqetësimet dhe kërkesat e tyre

Zhvendosja e tregtarëve në markatën e re ka sjellë shumë shqetësime për ta pasi tarifat janë shumë të larta dhe të papërballueshme.
Mëngjesin e të martës më shumë se 70 tregtarë janë mbledhur para bashkisë në Korcë, nga ku kanë protestuar për rreth 1 orë. Tregtarët shprehen se nuk mund të përballojnë tarifat gjithashtu tregtarët ambulantë po u prishin punë.

Tarifa prej 100 mijë lekë të vjetra është shumë e lartë në lidhje me fitimin e tyre përpos kësaj tregtaret ankohen edhe për distancën e largët të markatës me qytetin gjë që ka çuar në humbjen e klientëve të tyre.

Ekzistenca e tregut të vjetër me pakicën e tregtarëve ka irrituar këta të fundit të cilët kërkojnë nga kryetari i bashkisë heqjen e tyre dhe uljen e tarifës. Ndërkohë pritet një takim mes tregtarëve dhe kryetarit të bashkisë e cila do të zhvillohet pa media.