.

Shtyhet sërish gjyqi për grupin Shullazi, zbulohet shkaku

Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin, ndërkohë mësohet se shkak për këtë është bërë mos njoftimi i palës së dëmtuar në veprën penale.

Gjithashtu gjyqi duhet të nisë nga e para pasi janë ndryshuar edhe gjyqtarët, ndërsa njëri nga anëtarët e grupit, Blerim Shullazi, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani. Nga çështja janë larguar Fehmi Petku dhe Sokol Binaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin me 14 vite burg. Po ashtu togat e zeza dhanë vendimin edhe për pjesëtarët e bandës së tij, duke i dënuar në total me 55 vite burg, por ky vendim u apelua.

Dënimet:

Emiljano Shullazi 14 vjet, Gilmando Dani 12 vjet burg, Endri Qyqa 10 vjet burg, Endri Zela 10 vjet burg për, Blerim Shullazi 9 vjet burg