.

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sot në kryeqytet, në Fushë-Krujë por edhe zonat përreth tij.

Sipas EMSC, lëkundjet janë regjistruar rreth orën 10:58 minuta. Tërmeti ishte 3.8 ballë i shkallës Rihter me epiqendër në Fushë-Krujë dhe me një thellësi 10 km.

Me heret, lekundje jane regjistruar paraditen e sotme edhe në Krujë.IGJEUM ka raportuar se epiqendra ka qenë në një thellesi 16 kilometer, në Gramëz të Krujës.
Tërmeti nuk ka qenë shumë i fortë, pasi sipas IGJEUM ka pasur nje magnitudë 2.6 dhe për momentin nuk ka raportime për deme.

TE DHENAT

Data: 23/04/2019

Ora: 06:43:52

M=2.6

Place: Gramez, Kruje

41.52° N, 19.65° E

Thellësia: 16 KM