.

Bëhet nënë për të dytën herë, deputetja e LSI-së: Energji e shpirtit

 

Deputetja më e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Elda Hoti është bërë ditën e sotme nënë për herë të dytë. Elda është bërë e ëma e një vogëlushi të cilin ka vendosur ta quajë Davis. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Lumturi, dashuri, energji për shpirtin tim, Davis zemra ime! Faleminderit të gjithë për urimet e bukura që më keni bërë. Zoti ju bekoftë!”-ka shkruar Hoti krahas dy fotografive të publikuara, ku vëmendjen e tërheq vogëlushi i veshur me të bardha, tullumbacet dhe lulet ngjyrë blu. 27-vjeçarja është gjithashtu nënë e një vogëlusheje të quajtur Ama.