.

Tiranë/ Tritol makinës së parkuar në oborrin e shtëpisë

Një sasi lënde plasëse është vendosur këtë të hënë në pjesën e pasme  të një mjeti në Yrshek të Tiranës. Nga të dhënat e para raportohet vetëm për dëme materiale.

Sipas bluve të kryeqytetit, sasia e lëndës shpërthyese është vendosur në makinën e shtetasit L.Ç , të cilën e ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Njoftimi i policise

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës,  në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të  shtetasit L. Ç., ka shpërthyer  një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.