.

Shqiptarët sherr në klubin italian, shpallen në kërkim

Tre shqiptarë hynë në sherr me një tjetër djalë, gjatë natës, kur po dëfrenin në një klub. Ngjarja ndodhi pranë Piazza Matteotti.

Djali i rrahur u qëllua në gjoks dhe fytyrë me gota dhe sende të tjera. Pas kësaj, 3 shqiptarët u larguan nga vendngjarja.

Policia ndërhyri menjëherë, dërguan djalin e plagosur në spital, ndërsa shpallën në kërkim 3 shqiptarët.