.

Plagosja me armë në Tiranë, zbardhet ngjarja. Policia shpall në kërkim 3 persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Fushë Mëzez në Kashar, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Është shpallur në kërkim një shtetas i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të 28 vjeçarit si dhe dhe dy të tjerë për “Përkrahje e autorit në krim”.
“Shërbimet e policisë të komisariatit nr.6 pas një pune intensive hetimore shpallën në kërkim shtetasin:

M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.