.

Dyrnjaja plas “bombën” në Open: LSI do regjistrohet në zgjedhje!

Në “Open” është duke u diskutuar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, aksionin opozitar dhe partinë e re të krijuar nga Astrit Patozi.

Një konstatim i ish-presidentit Bujar Nishani, i cili tha se nesër paradite “Partia Demokratike do formalizojë një koalicion opozitar”, bëri që në studio të lindte pyetja nëse opozita do të hyjë në zgjedhje ose jo.

Teksa moderatorja Eni Vasili e pyeti Nishanin nëse kjo tregon se PD po regjistrohet për zgjedhje, ai u përgjigj: “Jo, jo nesër ka marrëveshje midis partive opozitare për aksionin në vijim”.

Por, gazetari i TCH Denis Dyrnjaja tha se nga burimet e tij ka mësuar se LSI do të regjistrohet në zgjedhje veçmas nga PD.

“Unë kam informacion se LSI po mendon të regjistrohet si formacion politik në zgjedhje”, tha Dyrnjaja.