.

Daily Mail për kopshtin zoologjik: 3 luanë kanë “ngecur” në Tiranë

 

Daily Mail sërish iu kushton një shkrim luanëve të kopshtit zoologjik në Tiranë. Kafshët dëshpërimisht kërkon të dalin nga ambienti ku mbahet ne kopshtin zoologjik ne Tirane

Zhaku, Boby dhe Lenci kanë “ngecur” në këtë kopësht zoologjik prej disa muajsh. Në fakt ata duhet të ishin tashmë në Holandë në qendrën e specializuar FEIDA.

Edhe tetorin e kaluar ‘Daily Mail’ publikoi një artikull për mënyrën sesi jetonin disa kafshë në një kopësht zoologjik në qytetin e Fierit.

Pas denoncimeve inspektorët e mjedisit i nxorën 11 kafshët mes tyre edhe luanët nga i ashtu quajturi ‘Parku i Ferrit’ dhe i sistemuan në kryeqytet me ndihmën e organizatës ndërkombëtare ‘4 putrat’. Plani është që kafshët të dërgohen në Holandë.

‘Daily Mail’ është rikthyer në vendin tonë dhe ka publikuar një tjetër artikull ku shkruan se luanët shpëtuan, por po vuajnë sërish. Ata janë bllokuar duke u mbajtur në hapësira të ngushta, vetëm disa metra katrorë të shtruara me pllaka majolike.

‘Luani, Zhaku 12 vjeçar Boby dhe Lenci 8 vjec, janë peng i veprimeve burokratike ç’ka nuk u lejon atyre të largohen nga vendi për të filluar një jetë të re’- shkruan Daily Mail.

foto galeri Kafshëve të tjera u janë gjetur shtëpi të reja përfshirë ariun Dushi, por luanët kanë mbetur të bllokuar në kopshtin zoologjik të Tiranës, i ndërtuar në vitin 1970.

Organizata ndërkombëtare për kafshët, “Katër putrat”, është përpjekur dy herë për të nxjerrë luanët nga Shqipëria, por autoritetet refuzojnë të lëshojnë dokumentet e duhura.

Për këtë ata kanë edhe një peticion online ku i kërkojnë Ministrisë së Mjedisit t’i shpëtojë kafshët.Blandi Mustafai, nje nga punojesit e katër putrave i cili është kujdesur për kafshët tha se luanët po qëndrojnë në kafaze shumë të vogla të shtruar me çimento dhe nervozohen se tepërmi kur vizitorët u qëndrojnë pranë. Ai shton se luanët janë në gjendje të mirë fizike por vuajnë psikologjikisht.

‘Daily Mail’ shkruan se kafshët nuk po zhvendosen në Hollandë për shkak se pronari i kopshtit zoologjik ku ishin fillimisht kafshët ka ngritur një padi për dëmtim të biznesit.