.

U tha se krijoi parti të re, Rudina Hajdari përgënjeshtron lajmin:Trillim i mediave qeveritare

Redaksia e portalit Opozita.com sapo ka kontaktuar me lideren demokrate Rudina Hajdari. Në një bisedë telefonike deputetja Hajdari përgënjeshtron krijimin e partisë së re “Bindja Demikratike”.

Sipas Rudina Hadjarit ky është trillim i mediave qeveritare për të ulur vlerat e opozitës së re.

Deputetja Hajdari deklaroi: “Opozita e Re i kalon përmasat e demokratëve të larguar apo ish-ministrave te qeverisë Berisha. Ne synojmë krijimin e një koalicioni më të gjerë me çdo faktor të djathtë, me qëllim largimin e kaste mafioze në politik dhe pushtet.”

Rudina Hajdari ri-konfirmoi që nuk synon çarjen dhe shkatërrimin e Partisë Demokratike por krijimin e një alternative të re, pasi Lulzim Basha ka zgjedhur koalicionin me Monika Kryemadhin dhe kundër aleatëve perëndimor.

Opozita.com