.

“Të paguhesh për të ngrënë akullore”/Si të argëtoheni dhe të fitoni shuma marramendëse, ja disa nga punët

Ka një numër të lartë të punëve argëtuese dhe unike për të mbështetur të gjitha llojet e interesave dhe kënaqësive. Dhe pagat për këto vende shpesh përputhen, ose edhe i tejkalojnë, pagat e korporatave.

Kujdestar privat të një ishulli. Duhet që të kaloni gjashtë muaj në një ishull tropikal, për t’u kujdesur për të, si dhe për ta reklamuar atë në rrjetet sociale, në mënyrë për të rritur turizmin. Pagat për këtë punë fillojnë nga 150 mijë dollarë në muaj. Një fotograf i mirë i ushqimit mund të fitojë deri në 43 mijë dollarë në vit.

‘’Ice Cream Taster’’, paguhesh për të ngrënë akullore. Me një pagë deri në 100 mijë dollarë në vit, shijimi i akullores, nuk ka qenë kurrë kaq e mirë. Përveç vlerësimit të akullores në bazë të ngjyrës, aromës dhe cilësisë, testuesit janë përgjegjës edhe për zhvillimin e shijeve të reja.
Krijues i fjalëkryqeve. Me pagesa deri në 1,000 dollarë për secilin krijim, ju mund të shtoni në llogarinë tuaj të ardhura të konsiderueshme çdo muaj.

Keni dëshirë për të luajtur video lojra? Atëherë, kjo është puna ideale për të gjithë të apasionuarit pas tyre. Me një pagë mesatare prej 50 mijë dollarë, për të luajtur lojrat më të fundit dhe për të dhënë vlerësimin tuaj në bazë të nivelit të tyre të vështirësisë, faktorit argëtues dhe kërkesave të moshës.

Nëse keni një zë të qartë dhe të kënaqshëm, atëherë mund të keni një karrierë të madhe. Opsionet për këtë rol përfshijnë leximin e karaktereve për filmat e animuar, njoftimet e bëra në radio si dhe regjistrimin e librave audio.