.

Mbretëresha Elizabeth mbush 93 vjeç, Harry dhe Meghan i bëjnë urimin e përzemërt

Sot për Mbretëreshën Elizabeth është një ditë e veçantë, pasi ajo feston 93-vjetorin e lindjes. Këtë vit ditëlindja e saj ka përkuar dhe me Festën e Pashkëve, kjo ka bërë që gëzimi për Mbretëreshën të jetë i dyfishtë. Nuk kishte se si në këtë ditë speciale për Pallatin Mbretëror të mungonte dhe urimi zyrtar i Dukës dhe Dukeshës së Sussexit, shkruan ‘DailyMail’. Harry dhe Meghan i kanë uruar më të mirat me anë të disa fjalëve prekëse: “Urime ditëlindjen madhështia juaj, zonjë, gjyshe. Ju urojmë një ditë të mrekullueshme! Harry dhe Meghan”. Ata i kanë bashkangjitur edhe disa foto nga momente të ndryshme ku janë krah Mbretëreshës.
Kujtojmë që Elizabeth, zakonisht i feston Pashkët në Kështjellën Windsor duke iu bashkuar anëtarëve të familjes së saj/Who