.

“Holanda i dha 108 shuplaka Ramës, 105 duartrokitje Haradinajt”, Vasili: Ja pse duhet të mbyllin gojën ata që…

 

Ish-kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili në një postim në Facebook ka deklaruar sot se Edi Rama mori nga Parlamenti i Holandës 108 shuplaka, ndërkohë që sipas tij Ramush Haradinaj mori 105 duartrokitje.

“Edi Rama mori 108 shuplaka ne Holande, Ramush Haradinaj mori 105 duartrokitje!

Një batalion budallenjsh te qeverise, te medias pa atdhe dhe te injorancës, qe lemeris dynjanë po komentojnë Holanden politike dhe vendimin e saj per vizat e Shqiperise dhe per 108 votat e saj per kete vendim.

Po na tregojne per ekstremistet, racistet, armiqte holandeze, qe kane probleme mes vedi dhe ne fund e hengri qeveria e Edi Rames. Por po keta holandeze te po atij parlamenti me 105 vota votuan per vizat ne favor te Kosoves dhe kunder kerkeses per te penguar liberalizimin e vizave te saj.

Eshte e qarte!! Qeveria e Edi Rames mori 108 shuplaka ne parlamentin Holandez, ndersa qeveria e Ramush Haradinaj mori 105 duartrokitje po ne ate parlament. Ja kjo eshte diferenca!! Ndaj mbyllni gojen se na e shpifet!!!”, thekson Vasili./BW