.

Allegri festoi titullin e pestë, por tifozët e Juves nuk e duan

 

Masimiliano Allegri nuk e fitoi asnjëherë dashurinë e tifozëve të Juventusit. U prit me shumë polemika e dyshime, ndërsa edhe tani që festoi titullin e pestë radhazi në pankinën e “Zonjës së Vjetër” gjërat nuk kanë ndryshuar.

Tifozët juventinë nuk e kanë pritur aspak mirë eliminimin nga Champions pas humbjes përballë Ajax, ndërsa harrojnë që me këtë trajner skuadra e tyre ka luajtur dy finale në turneun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Kjo konfirmohet nga ironia e tyre në rrjetet sociale, ndërsa akoma më keq. Në një sondazh të “Sport Mediaset”, më shumë se 76 % e tifozëve kërkojnë largimin e Allegrit, për një trajner që do të sillte trofeun e Champions League.