.

Tension në Laç, Vangjeli goditet me shishe nga tifozët

 

Në Laç është duke u zhvilluar një ndeshje fantastike mes vendasve dhe Skënderbeut. Kurbinasit janë duke fituar 1-0, por korçarët kanë reaguar duke humbur shumë raste.Por gjatë një loje të tillë nuk mund të mos ketë dhe disa incidente. Gjatë minutës së 55-të sfidës, Vangeli goditet me shishe nga tifozët vendas.

Ai ishte shumë pranë tribunës dhe është goditur duke u shtrirë në fushën e lojës. Ky gjest ka sjellë dhe nerva mes lojtarësh, të cilët kanë shkuar tek arbitri për të kërkuar llogari.