.

Përse 20 prilli njihet si dita e errët e historisë?

Për shumë persona data 20 prill në të gjithë botën nuk është aspak një ditë e mirë pasi i kujton një periudhë te errët të historisë.

Më 20 prill të vitit 1889 lindi Adolf Hitleri, i cili i la botës shumë plagë dhe me mijëra njerëz u vranë barbarisht prej tij.
Krimet e tij janë mizore dhe ai është cilësuar si një ndër njerëzit më brutal që ka njohur historia.

Përgjatë viteve që ishte në pushtet, Adolf Hitleri arriti që të manipulojë një popull të tërë për të realizuar masakrën më të madhe në historinë e njerëzimit, që do të merrte fund me Luftën e Dytë Botërore.Rreth tij kishte një grup njerëzish më të afërt dhe të besuarit e tij dhe për nga mizoritë, disa tejkalonin edhe vetë idetë e krye nazistit.

Gjatë kohësh që ish-diktatori sundoi me mijëra hebrenj u dogjën ku mes tyre kishte edhe fëmijë të pafajshëm.

Ndaj për shumë njerëz 20 prilli i kujton ditën kur lindi një njeri që pas u bë diktatori që vrau me mijëra persona vetëm për të realizuar dëshirat e tij të çmendura.