.

“Na turpëruat, prandaj Holanda po heq vizat”, veprimi i Alketës irriton ndjekësen.Ja si i përgjigjet moderatorja

Të jesh një personazh publik, nuk do të thotë të marrësh vetëm komplimente dhe komente dashamirëse.Kohëve të fundit, është rritur tendenca për komente negative dhe fyese, disa me adresa reale e të tjerë të etiketuar si adresa fallco ku mungesa e identitetit i jep mundësinë të shprehet negativisht.

Kështu i ka ndodhur edhe moderatores së njohur, Alketa Vejsiu, e cila ndodhet në Holandë për arsye puna. Nga atje, ajo ka publikuar foto e video të ndryshme.
Por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë një video ku ajo ndodhet në mesin e një fushe me tulipanë. Teksa këput disa tulipanë, Alketa përcjell një mesazh falënderimi për të gjitha vajzat.
Por sërish një komentuese i ka tërhequr vëmendjen, duke i thënë se po bën një shkelje, pasi nuk lejohet që të këputen tulipanët.

View this post on Instagram

Per te gjitha vajzat qe ndjekin kete profil ju perqafoj te gjithave???????????? #amsterdam #bollenstreek #tulips #tulipfields

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Ndërkohë Alketa i është kthyer e revoltuar dhe ka thënë se për këtë që është duke bërë ka marrë leje dhe se nuk është ajo që i prish imazhin Shqipërisë.

“Po më fal por e kupton ti që nuk lejohet të këpusësh lulet aty. Prandaj Holanda do me heq vizat se ju s’keni turp. Na turpëruat!!!!!”, shkruan komentuesja në video.

“Ik e ha një çokollatë, se ka marrë leje unë për foto edhe për këto lulet. Për dy javë i korrin dhe i nxjerrin në shitje. Nuk ta turpëroj Shqipërinë unë jo…. mos ki merak”, i është përgjigjur Alketa.