.

Këngëtari shqiptar marton të motrën, ja dedikimi i veçantë që i preku të gjithë (FOTO)

 

Për këngëtarin e dashur të publikut shqiptar, Ylli Limani, kjo fundjavë ka qenë mjaft e veçantë.

Nëpërmjet postimeve në profilin e tij në “Instagram”, Ylli ka zbuluar disa fotografi nga një moment i bukur që po kalon familja e tij.

 

Ai ka treguar se po martohet motra dhe Ylli ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim mjaft prekës.“Nga një motër e dashur në një grua të adhurueshme: Hana, e dashur motër je më e mira. Urime martesa me Lorentin, ju dua”, shkruan Limani bashkëngjitur me fotot.