.

“Dy shokë të ngushtë”, Adi Krasta hap arkivën dhe nxjerr foton e rrallë nga fëmijëria

Adi Krasta është një ndër emrat më të njohur të ekranit shqiptar, i cili në profilin e tij në Instagram ndan kryesisht foto nga puna dhe takimet me personazhe të ndryshëm në emisionin e tij.

Së fundmi, gazetari ka vendosur të na suprizojë me një foto të rrallë nga fëmijëria, ku ka pozuar krah mamasë së tij.

“Dy shokë të ngushtë”, është shkrimi që Adi i ka vendosur fotos së vjetër ku shfaqet në moshë tepër të vogël.