.

Dhuroi 1 mijë euro për Notre Dame, flet deputeti shqiptar: E bëj për prindërit e mi, sepse…

Deputeti i Kosoves, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se ka dhuruar 1000 euro nga rroga e tij për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Francë.
Lajmin e ka ndare me ndjekësit e tij ne rrjetet sociale, teksa poston nje foto bashke me prinderit.
Përmes saj, ai ka njoftuar se ka vendosur që nga rroga e tij si deputet t’i dhurojë 1000 euro dhe këtë gjë e bën për prindërit e tij, të cilët janë mirënjohës që shteti francez i strehoi dhe u siguroi ushqim e veshmbathje.


Postimi i Tahirit

“Nuk kemi pasur asgje, kur këta dy shpirta mi shpëtoi Zoti dhe Franca!
Nuk i gëzohem shumë këtij fati, se në atë kohe lufte, na vdiqen e u vranë shumë familje shqiptare , burra gra pleq e fëmijë! Por, sot pak mu dha mundesia, të ndaj nga vetja imë për prindët e mi, që duan të janë mirënjohës për Shtetin Francez, që i strehoi, dhe ju garantoi siguri, ushqim e veshëmbathje gjatë asaj kohe ku ishin edhe vellau dhe dy motrat e mia! .
Sot, nga rroga ime e Deputetit, edhe pse nuk qëndroj mirë me financa pasiqë dhurova pasaportat e mia muaj më parē, edhe pse janë pak para këto por zemra e thot, që dua të ndaj 1000 euro për Notre Dame!
Për këtë mundesi u jam mirënjohës shqiptarëve të mi
Falemindérit Francë.
Zoti ju bekoftë të gjithëve, dhe ata që i duan shqiptarêt.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipērisë”.