.

FOTO/Ja çfarë duhet të bëni sipas Encës që të mbani doktorin larg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka një lidhje mjaft të ngushtë me fansat dhe shpesh poston për ta foto dhe detaje nga jeta e saj.

Shumë e ndjekur në Instagram Enca e ka nisur ditën me ca këshilla për ndjekësit e saj.
Enca ka publikuar disa foto ku shihet duke kërcyer twerk ndërkohë që përmbi to ka shkruar se ky kërcim është I duhuri për të mbajtur veten në formë dhe larg doktorit.
“Mirëmëngjesi dhe mos harroni të bëni twerk sot. Pak twerk në ditë mban doktorin larg 1 vit.“, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja e famshme në postimet e saj.