.

Saljanji sherr me Ralf Gjonin në Open: Në Parlament për ca lek më shumë

Ervin Saljanji, ish-deputet i Partisë Demokratike është përplasur në emisionin Open të Eni Vasilit me deputetin e ri të LSI-së Ralf Gjoni.

Ndërkohë që Gjoni po fliste për çështjen e vendimit të Holandës për kthimin e vizave tregoi edhe për përvojën e tij në Britaninë e Madhe, ku siç tha ai kishte punuar si përkthyes për policinë “për ca lek më shumë”.

Menjëherë ka replikuar Saljanji, i cili i ka thënë se edhe tani ju keni zgjedhur të futeni në Parlament për “ca lekë më shumë”.

Gjoni i është kthyer, duke e ftuar që të mos bënin replica personale.

Hapur.al