.

“Trafiku i drogës si n’top t’karadakut”, Manjani sulmon qeverinë: Thotë broçkulla 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se trafiku i drogës vazhdon ende duke iu referuar kontejnerëve me kokainë të kapur dje në Maltë, një pjesë e të cilëve sipas mediave lokale do të vinin në Durrës.

Manjani shkruan në “Facebook” se ndërkohë qeveria thotë s’ka drogë dhe trafiku u luftua.
POSTIMI I MANJANIT
Droga vazhdon…
Nga 3 kontejnerë me kokainë që kapën autoritetet Malteze, 2 paskan pasur destinacion Durrësin.
Vazhdon trafiku i drogës si n’top t’karadakut! Nuk kanë ndërmend të tërhiqen me gjithë zhurmën e shamatanë që bëhet në këtë vend…
Ndërkohë qeveria thotë: “s’ka drogë”; “Trafiku u luftua”; “mor goditje të rëndë”, e të tjera broçkulla si këto.
“Importi” e sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.
Të paktën këtë radhë nuk thanë se “droga që kapi Malta u bë në bashkëpunim me policinë që duam…”