.

Protesta e opozitës, sot jepet masa për 37 të arrestuarit

Gjatë kësaj të marte do jepet masa e sigurisë për 37 të arrestuarit e protestës së opozitës së bashkuar, e cila u mbajt tre ditë më parë para godinës së kryeministrisë.

Për të ndjekur këtë proces kanë shkuar në ambientet e Gjykatës Penale edhe ish-deputetë të opozitës së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Këta të fundit pretendojnë se protestuesit janë arrestuar pa asnjë provë, por thjesht pse protestojnë dhe shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisjes së kryeministrit, Edi Rama. Krahas të arrestuarve, Policia njoftoi se ka proceduar në gjendje të lirë edhe 23 protestues, mes tyre edhe Gazmend Bardhin.