.

Jo vetëm Jonida Maliqi, kjo është shqiptarja që do performojë në skenën e Eurovizion

Këtë vit, Shqipëria do të konkurrojë në skenën e Eurovizion me një këngë ndryshe nga të tjerat, ku për herë të parë do ngjitet në skenë këngëtarja e njohur Jonida Maliqi me “Ktheju tokës”.Megjithatë, Jonida nuk do jetë këngëtarja e vetme shqiptare që do këndojë në Eurovizion.
Vitin e kaluar Eleni Foureira fitoi zemrat e gjithë publikut europian me këngën e saj ritmike “Fuego”, me të cilën prezantoi Qipron në ‘Eurovision’. Këngëtarja me origjinë shqiptare fitoi vendin e dytë në festivalin europian dhe do të ngjitet sërish këtë vit në skenën e ‘Eurovision’, jo si konkurrente, por si e ftuar speciale. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka treguar përmes rrjeteve sociale se këtë vit do të performojë në natën finale të ‘Eurovision’.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shkruhet: “Është zyrtare. Eleni Foureira do të performojë në natën finale të ‘Eurovision’ të këtij viti”.