.

Fati tragjik i 29-vjeçarit:U fut në tre operacione pasi donte të humbte peshë, ndërron jetë në spital

Një 29-vjeçar i identifikuar si Raffaele Arcella ka ndërruar jetë në spital pasi kishte shkuar për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje, me qëllim humbjen e peshës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një klinikë në Ottaviano, në provincën e Napolit.Pas fillimit të Marsit kur ishte kryer operacioni, kushtet e tij shëndetësore u përkeqësuan papritmas, ndërsa mjekët vendosën që ta fusnin në një operacion të dytë për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Duke parë se gjithçka po shkonte keq, i riu u transferua me urgjencë në Spitalin Policlinico të Napolit, dhe u mbajt nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Edhe pse u krye një operacion i tretë të shtunën pasdite, Raffaele, 29 vjeç, ndërroi jetë.

Rafaele la pas gruan dhe një djalë gjashtëvjeçar, ndërsa rasti i tij ka marrë mjaft bujë në mediat e vendit fqinj.

Prokurori i Nolës ka vendosur të hapë një hetim për këtë çështje, që mund të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes: të përcaktojë nëse ajo ishte si pasojë e gabimeve njerëzore, apo nëse Rafaeli vdiq për shkak të një fati tragjik.