.

Edi Reja nesër në Shqipëri, ja kur prezantohet

Trajneri i ri i Kombëtares do të jetë Edi Reja. Ai do të shoqërohet nga Armand Duka në konferencën e lajmëruar për mediat në orën 15:00. Reja, me një CV të pasur në Itali, do të zëvendësojë në stolin e kombëtares sonë, Kristian Panuçin.

 

Ai është përzgjedhur nga një mori emrash që qarkulluan si pasardhës të Panuçit. Edi Reja numëron në karrirën e tij pankina si Lacio, Napoli, Kaljari, Bolonja apo Torino.