.

Zjarri rrëzoi majën e “Notre-Dame”, reagon Trump: E tmerrshme!

 

Zjarri është treguar i pamëshirshëm me katedralen e famshme ‘Notre-Dame’ në Paris. Kanë mjaftuar disa minuta, që flakët të hedhin në tokë majën e kishës më të vizituar në kontinentin e Europës.

Pjesa më e madhe e mediave botërore kanë ndërprerë rrjedhën normale të programacionit, ndërsa kanë transmetuar drejtpërdrejtë zjarrin që përfshiu një objekt kulti kaq të rëndësishëm për trashëgiminë Francës dhe mbarë botës. Për këtë ka reaguar edhe Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i cili thekson se pamje të tilla janë të dhimbshme. Presidenti i SHBA-së, gjithashtu bën apel që të ndërhyhet sa më shpejt.

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt” shkruan Trump.