.

Viziton varrin e gjyshit, babai i Rita Orës poston fotot prekëse

Rita Ora, e cila ishte para pak ditësh në Kosovë në kuadër të një misioni humanitar, ka vizituar në qëndrimin tre ditorësh varrin e gjyshit të saj, regjisorit të njohur Besim Sahatçiu. Kjo vizitë është bërë e ditur nga babai i këngëtares, Besnik Ora, i cili ka postuar në rrjetin social “Instagram” një foto ku Rita shihet e përlotur pranë banesës së fundit të gjyshit.

Rikujtojmë se Rita Ora u rikthye në Kosovë pas një viti, në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me UNICEF përkundrejt grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Në vitin 2018, ajo mbajti në Prishtinë një koncert madhështor për dhjetë vjetorin e Pavarësisë.