.

Vazhdon ‘furtuna’, emërohet drejtori i ri i Policisë së Dibrës (Emri)

Ylli Doda është emëruar drejtor i Policisë së Dibrës, duke zëvendësuar kështu Edmon Tarkajn i cili ka qëndruan prej vitesh në këtë pozicion.
Më parë Doda ka qenë shef i komisariatit numër 2 në Tiranë.

Pak ditë më parë u ndryshuan më shumë se gjysma e shefave të komisariateve në vend. Më herët janë ndryshuar drejtuesit e Policisë në Fier, Elbasan dhe Tiranë.