.

Sonte në OPEN/Ja për cfarë do të flitet…

Opozita zhvilloi të shtunën protestën e tretë të madhe, protestë e cila këtë rradhë u mbajt në orët e mbrëmjes. Me kërkesën kryesore për largimin e Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme qytetarët mbushën bulevardin para kryeministrisë por edhe sheshin para parlamentit.

Edhe këtë rradhë nuk munguan përplasjet me policinë dhe gazi lotsjellës nga uniformat blu, duke hapur kështu edhe debatin nëse protesta ishte apo jo e dhunshme apo nëse policia e kaloi apo jo kufirin me reagimin e saj.

Kjo protestë u zhvillua 4 ditë pas viztës në Tiranë të zyrtarit amerikan Methiew Palmer I cili dha disa mesazhe të rëndësishme e për të cilat do kemi mundësi të flasim edhe sot .

Te ftuar:Spartak Ngjela,Paskal Milo,arion Sulo ,Neritan Sejamini. Ne lidhje direkte Grida Duma