.

Meghan Markle dhe Princ Harry bëhen prindër? (Foto)

 

Princ Harry dhe dukesha e Sussex-it Meghan Markle pritet nga dita në ditë që të bëhen prindër për të parën herë. E teksa prej muajsh është aluduar për gjininë dhe emrin e fëmijës, fansat e tyre janë alarmuar së fundmi nga disa fotografi që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale, ku në pamje të parë duket se Princ Harry dhe Meghan duke pozuar përpara spitalit ndërkohë që në dorë mbajnë foshnjen e tyre të porsalindur.

Mirëpo, fotot duket se kanë qenë produkt i shakasë së dy personave që ngjasojnë shumë me çiftin mbretëror. Pavarësisht se gjithçka ishte në kuadrin e humorit, ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga fansat.