.

Mbledhja e KLP/ Prokurori Staka paraqitet, por nxirret jashtë.Ja shkaku

Po mbahet mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që mori në diskutim pranimin e anëtarit të ri të KLP, z. Staka në mbledhje.
Me 6 vota pro, Këshilli vendosi që z. Vate Staka nuk mund të marrë pjesë në këtë mbledhje. Argumenti është se duhet pritur nëse do ketë ankimime për zgjedhjen e tij. Pas kësaj, KLP ka nisur diskutimet për çështje të rendit të ditës.
Në mbledhjen e KLP u miratua raporti për analizën e aftësive profesionale të prokurorëve.Janë bërë verifikime të hollësishme për të kaluar këto subjekte në vetting. Një kopje e raportit i dërgohet menjëherë KPK dhe ONM.Disa nga këto subjekte janë kandidatë për SPAK dhe do të kenë përparim në procesin e vetingut.

KLP mori në shqyrtim edhe çështjet për zëvendësimin e Ferdinand Elezit, drejtues në Prokurorinë e Apelit Durrës dhe Edison Ademi, drejtues i Prokurorisë Sarandë. Kjo pasi prokurorët në fjalë janë shkarkuar javën e kaluar.