.

Kombëtarja, Armand Duka zgjedh trajnerin e ri që zëvendëson Panuccin

Nuk ka më asnjë dyshim, Edy Reja është trajneri i ri i përfaqësueses shqiptare. Mungon vetëm zyrtarizimi por Armand Duka e ka bërë zgjedhjen e tij, Reja do të pasojë Panuccin në stolin e Kombëtares. Pas Beppe Dosena, Gianni De Biasi dhe C.Panucci, Reja do të jetë “azzurri” i 4-ët që do të marrë drejtimin e Kombëtares.

Balkanëeb ka njoftuar që në momentin e parë, ende pa u bërë zyrtare shkarkimi i Panuccit, që Edy Reja do të jetë trajneri i ri i Kombëtares, një tratative e cila nisi menjëherë pas sfidës kundër Turqisë dhe u pasua në ditët në vijim. Duka zhvilloi dhe një takim të dytë me Reja në Bolonja ku mori dhe miratimin final nga tekniku italian.

Edy Reja do të zbarkojë në Tiranë ditën e martë për tu prezantuar më pas zyrtarisht si trajneri i ri i Kombëtares. Reja pritet të firmos një kontratë deri në nëntor me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit.

Edy Reja