.

Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata rrëzon kërkesën e dy ish-deputetëve të PS

Gjykata e Krimeve të Rënda refuzon kërkesën e ndryshimit te masës së sigurisë  për dy ish deputetet e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.Më herët, dy ish deputetët kishin kërkuar zbutje të masës së sigurisë.

Ndërkohë avokati i Arben Ndokës, Maks Haxhia, ka thënë se ka apeluar vendimin për sekuestron e pronave në emër të familjes Ndoka, sipas të cilit nuk ka asnjë metër tokë në emër të Arben Ndokës.