.

Grabitet banesa e avokatit të njohur, Saliu: Morën 350 mln lekë

 

Banesa e avokatit te njohur Edmond Saliu nga Durresi është vjedhur.
Saliu ka deklaruar në polici se i janë vjedhur 350 milionë.Autorët kanë marrë kasafortën, e cila mbahej e mbyllur me çelës.

Policia, menjëherë sapo ka marrë denoncimin, ka nisur hetimin e ngjarjes. Ngjarja është kualifikuar si “vjedhje banese”. Gjatë vjedhjes, nuk ka pasur asnjë thyerje të dritareve apo dyerve të banesës.

Policia dyshon se vjedhja mund të jetë kryer nga persona të afërm të familjes. Uniformat blu thanë se këto dyshime shtohen, për shkak se autorët nuk kanë përdorur dhunë në banesë.

Policia tha se dyshohet se autorët kanë hyrë në çelës, kanë marrë kasafortën me lekë dhe më pas janë larguar./balkanweb