.

Emri/ Me shpejtësi “Ferrari” në rrugë, shihni se si shitësi shqiptar i kokainës fshihte drogën në makinë

 

Një 36 vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e karabinierëve italianë, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike. Në makinën e tij, ai kishte krijuar një vend të fshehtë për të fshehur drogënNdjekja e rrezikshme

Ndjekja që çoi në arrestimin e Ramazan Hoxhës filloi në “Vittorio Veneto”, në zonën e Bassanello. Policët vunë re një Mercedes A-Class duke ecur me shpejtësi të lartë dhe se kryente manovrime të rrezikshme, përfshirë edhe kalimin e semaforit në të kuqe. Makina vazhdoi të ecte për në Bruno, duke kryer lëvizje të forta me frenim të papritur.

Vendi i fshehtë në makinë për drogën

Teksa u ndal në rrugën “Manzoni”, 36-vjeçari ishte shumë nervoz para agjentëve dhe kishte një arsye të fortë për këtë. Sapo emri i tij u fut në databazën e policisë, u shfaqën disa procedime për drogë.

Policia ushtroi kontrolle brenda mjetit, duke gjetur 63 gram kokainë. Gjetja e lëndës narkotike nuk ishte e lehtë, pasi ajo ishte fshehur me kujdes në një zgavër të posaçme.

Nën karrigen e pasagjerit, duke prerë pjesën e metalit, shqiptari kishte krijuar një hapësirë, e cila mbyllej me panel metalik, i lidhur me një magnet që mund të hapej vetëm me komandë. E gjithë pjesa ishte mbuluar me mushama.

Drogë dhe para

Kontrolli i policisë nuk u mjaftua vetëm në makinë. Sasi tjetër kokaine prej 58 gram u sekuestrua në një vend në banesë, ndërsa në një kuti u gjetën edhe 5 gram si dhe materiale për paketimin e dozave.

Në shtëpinë e Hoxhës në Saccolongo, 2,240 euro u konfiskuan gjithashtu, të vlerësuara si të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike, ndërkohë që u sekuestruan edhe dy telefona celularë. Shqiptari, i cili banon në Finale Ligure dhe është i rregullt në Itali, përfundoi në qelitë e paraburgimit./panorama