.

Edi Reja zyrtarisht trajner i Shqipërisë, ja detajet e mëtejshme

Tashmë është çdo gjë zyrtare, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare do të jetë Edi Reja. Takimi vendimtar mes paleëve pritet të mërkurën siç ben me dije “Sky Sports”.
Dinastia e trajnerëve italianë në stolin e Shqipërisë do të vazhdojë dhe të mërkurën do të ketë një takim zyrtar mes palëve në Tiranë për të përcaktuar detajet dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Federata do të donte një kontratë dy vjeçare, ndërsa Reja do të donte të lidhej fillimisht për nje vit.

Reja ka qenë një Shqipëri me detyrën e tij si Inspektor Teknik. Stafi i tij do ta shoqërojë në aventurën e re dhe pritet, që ndihmësi i tij të jetë Alesandro Kalori, i cili ka një kontratë të lidhur me Ternanën./panoramasport