.

“Do të më kesh gjithmonë pranë”, ish deputeti i PD fjalë zemre për të bijën:Shpirti i babit, po mërzitem që…

Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, ish deputeti i PD Xhemal Gjunkshi, ka shkruar disa fjalë zemre për vajzën e tij e cila feston ditëlindjen.
Vajza e tij mbush 18 vjeç ndaj Gjunkshi e ‘paralajmëron’ se do ketë sfida të shumta, por se ka besimin që me kurajon dhe vullnetin që vajza e tij ka, do të dijë si t’i përballojë.
“Mos harro se mua do te me kesh gjithmone pranë”, shkruan më tej.


Statusi i plotë
E dashur bija ime Laura!
Ti sot mbush 18 vjeç.
Gezuar Ditelindjen shpirti babit!
Edhe 100 vite te tjera si pranvera te jetosh zemra ime!
Shpirti babit sa dua te te kem te vogel por “merzitem” qe po rritesh.
Lutem zotit qe te rritesh pafund ne te gjitha aspektet gjithmone me buzeqeshje, shume suksese, plot dashuri mes familjes dhe shoqerise.
Sfida te reja te presin Laura ime, kam besim se me kurajon tende, me vullnetin tend te hekurt me mprehtesine qe te karakterizon dhe me bukurine e shpirtit tend, do te dish ti perballosh dhe te ndjehesh krenare. Mos harro se mua do te me kesh gjithmone prane.
Bekime per ty zemra ime
Te puth fort dhe pac vetem ditelindje Drita e syve te mi.