.

Besa Shahini nuk pret vendimin e Metës, i gjen zëvendësuesin Mynyr Konit (Shkresa+Emri)

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka zëvendësuar në kohë rekord rektorin e pezulluar të UT-së Mynyr Koni ndonëse sipas ligjit, më parë duhet shprehur presidenti i vendit Ilir Meta.
Megjithatë ministrja Shahini e ka gjetur emrin, për të zëvendësuar rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
Pas pezullimit të këtij të fundit pa ditë më parë, Shahini, ka komanduar Bernard Dostin në këtë detyrë.
Dosti, aktualisht zëvendës rektor në Universitetin e Tiranës, do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.