.

Rrëfimi prekës i Adrola Dushit: Më kanë tradhëtuar dhe jam lënduar ekstrem shumë, nuk di ku do shkoj

Modelja shqiptare, Adrola Dushi, gjithmonë është cilësuar si një ndër vajza më të bukura shqiptare karriera e të cilës ka nisur në një moshë të vogël.Kohët e fundit, vëmendje të madhe ka marrë edhe jeta e saj private pas divorcit me bashkëshortin me të cilin kishte një djalë, Troin.
Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka qenë e ftuar në emisionin ‘Prive’ ku në rubrikën e 60 sekondave i është përgjigjur pyetjeve nga jeta e saj private.
Adrola ka folur dhe për tradhëtinë ku ka zbuluar se është lënduar shumë dhe preferon që njerëzit që e tradhëtojnë t’i largojë nga jeta e saj.

“E urrej tradhëtinë. Jo vetëm tradhëtinë në marrëdhënien me partnerin, por me njerëzit. Dhe kush më tradhëton, futem në guaskën time dhe nuk dua më as të sqarohem, nuk dua më asgjë. Thjesht është një person shumë larg meje. Ka ndodhur shumë, jam lënduar ekstrem shumë, e kam përjetuar ekstrem shumë, por kalon”, ka treguar ajo.
Bukuroshja shqiptare ka bërë një rrëfim shumë të sinqertë ku ka zbuluar se kjo periudhë e jetës së saj është një ndër më të këqijat pasi ajo ende nuk e ka gjetur rrugën e saj.

“Jam në një tranzicion. Akoma nuk di ku do jem, ku jam, çfarë do bëj, Troi, jeta ime, puna ime. E ndjej veten vetëm dhe më duhet të gjej rrugën time. Kjo është faza më e vështirë e jetës sime, realisht”, rrëfeu Adrola e cila foli dhe për djalin e saj Troi i cili për të është njeriu më i rëndësishëm.